Një gjyshe dhe i dashuri i saj kanë sfiduar ‘urrejtësit’ e tyre dhe janë fejuar, pavarësisht diferencës në moshë prej 37 vjet.
Quran McCain, tani 24 vjeçar dhe e fejuara e tij Cheryl McGregor, 61 vjeç, u takuan për herë të parë kur McCain ishte vetëm 15 vjeç, por thanë se s’kishin ndjenja për njëri-tjetrin deri vitin e kaluar.
Pavarësisht se ai ishte më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy thonë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe ata kanë një kimi të shkëlqyeshme.
Gjyshja tha se ajo mërzitet nga komentet urrejtëse të postuara në internet, ku ndan me krenari video të jetës së tyre, por bën çmos t’i injorojë ato.
Quran tha: “Edhe pse është një diferencë moshe, ne kurrë nuk e mendojmë atë pjesë sepse Cheryl, ka një shpirt dhe zemër të re. Mendoj se keqkuptimi më i madh është se unë jam duke e përdorur atë ose duke e pritur testamentin e saj”.
Ndërkohë Cheryl tha: “Është ndryshe, është e mahnitshme, ai është shumë i mirë me mua dhe kjo gjë ndodh sepse është një burrë më i ri se une. Ai është shumë emocional dhe tregon shumë kujdes ndaj meje”./Daily Mail/

Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...