Tre marka të njohura të modës, Gucci, Chloé dhe Loewe, janë gjobitur me një shumë prej 157 milionë eurosh nga Komisioni Europian.
Sipas njoftimit të Komisionit, kompanitë kanë ndërhyrë në strategjitë tregtare të shitësve me pakicë, duke u kërkuar atyre të mos devijojnë nga çmimet e rekomanduara, të respektojnë norma maksimale zbritjesh në periudha të caktuara për uljet sezonale.
Nga kjo masë, Gucci, në pronësi të grupit Kering, u gjobit me 119.7 milionë euro, Chloé me 19.7 milionë, ndërsa Loewe, që i përket grupit LVMH, me 18 milionë euro.
Komisioni Europian theksoi se praktikat e zbuluara kanë kufizuar pavarësinë e çmimeve të tregtarëve dhe kanë reduktuar konkurrencën, duke mbrojtur kanalet e shitjes së vetë markave.
Ndërkohë, industria e markave të njohura po përballet edhe me sfida të tjera, përfshirë hetime mbi shkeljet në zinxhirët e furnizimit dhe rrjedhjet e të dhënave të klientëve, që kanë shtuar presionin mbi kompanitë e mëdha të modës./Klan News
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...