Është gjetur një vulë balte 2,700 vjeçare në Jerusalem që besohet se bartë ‘nënshkrimin’ biblik të profetit Isaja.
Studiuesit besojnë se shkrimi hebraik i gravuar në argjilë dikur lexonte ‘i përket profetit Isaja’, transmeton portali arbresh.info

Nëse është kështu, balta do të ishte dëshmia e parë e drejtpërdrejtë e ekzistencës së Isait jashtë Biblës.
Arkeologët zbuluan vulën e dëmtuar gjatë gërmimeve në Ophel dhe zonën e Jerusalemit Lindor në mes të faqes arkeologjike ‘Qyteti i Davidit’ dhe ‘Malit të Tempullit’, shkruan Daily Mail.

Sipas Biblës hebraike, Tevratit, thirrja e Isaja ndaj profecisë përafërsisht përkon me fillimin e zgjerimit perëndimor të perandorisë asiriane.
Ai ishte një këshilltar i mbretit të Judesë, Hezekisë dhe e inkurajoi atë të luftonte kundër ushrisë asiriane që mbërriti në Jerusalem në vitin 701 p.e.s./Arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...