Në shtetin Kedah, në veri të Malajzisë, janë gjetur objekte prej guri për të cilët mendohet se datojnë para 17.000 vjetësh.
Sipas mediave malajziane, në gërmimet arkeologjike në shpellat Kelambu, Tembus dhe Akar në qytetin Baling të shtetit në fjalë, që janë duke u zhvilluar që nga viti i kaluar, janë gjetur objekte artizanale që i përkasin periudhës parahistorike.
Objektet e gjetura janë dërguar për studime të mëtejshme në Institutin e Botës Malajziane dhe në Departamentin e Gjeologjisë së universitetit ”Malaya”.
Sipas vlerësimeve të para mendohet se objektet prej guri janë para 17 mijë viteve, të periudhës së paleolitit.
Zyrtarët malajzianë njoftuan se gërmimet në rajon do të vazhdojnë ndërsa brenda muajit shkurt mund të gjenden edhe objekte të reja. /ATSH/
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...