Në pamje të parë duket një statujë shumë e bukur.
Por nëse e vështroni me detaje, arrini të kuptoni se është një qen i vërtetë. Kafsha shtëpiake i përket Sandra Pineda nga Filipinet, e cila u habit nga reagimi që patën njerëzit pasi publikoi fotografinë me qenin e saj.
22-vjeçarja bleu qenushin me ngjyrë të zezë Piper kur ishte vetëm dy muajsh. Piper i përket rracës Xoloitzcuintle ose qenve meksikanë pa qime. Sandra tha se shumë njerëz e ngatërronin qenin me një statujë për shkak të paraqitjes unike dhe faktit që nuk ka qime.
“Ishte shumë qesharake të shihja gjithë ato komplimenta për mua dhe Piper, të cilin e ngatërronin me një statujë. Të gjithë ishin konfuzë dhe më pyesnin nëse është i vërtetë apo jo. Në fillim mendoja se ishte shaka, por më vonë kuptova se ata ishin seriozë. ata nuk mund të besonin se ishte një qen i vërtetë”, tha Sandra për Unilad.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...