Udhëtimi më i shkurtër me aeroplan është midis Ishujve Orkney të Westray dhe Papa Westray të cilat shtrihen në Skocinë veriore.
Shumë prej jush do të habiteni që ky udhëtim zgjat vetëm një minutë e gjysmë, me kohën aktuale të fluturimit shpesh më afër një minutë.
Kjo e bën atë fluturimin më të shpejtë globalisht, me udhëtimin më të shpejtë në këtë rrugë të regjistruar në vetëm 53 sekonda.
Këtë rrugë e operon një linjë rajonale skoceze që quhet Loganair.
Fluturimi është pjesë e një qarku me tre aeroporte që lidh Aeroportin Westray, Aeroportin Papa Westray dhe Aeroportin Kirkwall.
Siç raportohet nga mediet britanike, fluturimet në këtë rrugë filluan në vitin 1967, duke vendosur rekordin për fluturimet më të shkurtra të planifikuara në botë.
Duke marrë parasysh këtë periudhë kohore, më shpejt zgjat fluturimi se sa përgatitja e ‘noodles’. /Telegrafi/
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...