Ndoshta nuk është vetëm filmi “The Simpson”, i cili ka bërë parashikime, pasi virusi vdekjeprurës në Kinë është parashikuar në një tjetër film. Bëhet fjalë për filmin “Contagion”, i cili është realizuar në vitin 2011 dhe bën fjalë për një virus i cili vret me shpejtësi miliona persona në mbarë botën.
Në film virusi shfaqet në Kinë nga një derr i infektuar, i cili infekton një kuzhinier. Kanë qenë pikërisht fansat e filmit të cilët e kanë vënë re këtë gjë duke bërë publikime në rrjete sociale.
Regjisori i filmit “Contagion”, është “Steven Soderbergh, ndërsa mendohet që ngjarja është frymëzuar nga shpërthimi i SARS në vitin 2003. Filmi u vlerësua në përgjithësi nga komuniteti shkencor për përshkrimin e saktë se si mund të luhej skenari i epidemisë. Virusi ka qëlluar të jetë më serioz sesa kishin parashikuar ekspertët pasi deri në pak javë ai ka vrarë 27 persona./alsat/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...