Një video e turpshme ka mbërritur në redaksinë e JOQ.al pak më parë, ku vihet re një fëmijë i vogël që mban në dorë një aparat celular dhe është shumë i përqendruar në të. Fëmija ndodhet i ulur në sediljet e një urbani dhe pranë tij ndodhen prindërit.
Nuk është hera e parë që shikojmë fëmijë të mbajnë celularë në duar, pasi edhe prindërit e gjejnë si një zgjidhje të thjeshtë për të shpëtuar nga pyetjet apo kërkesat e shumta të fëmijëve.
Mirëpo, e çuditshmja dhe e turpshmja me këtë fëmijë të moshës 6-vjeçare është se ai shikon video me pullë të kuqe, porno, në mes të ditës, shumë pranë prindërve të tij e për më tepër, askush nuk e çan kokën të shqetësohet nga zëri i lartë në sfond.
Fëmija shikon i habitur imazhet erotike dhe duket sikur ka ngecur tek ato. A u ka thënë dikush këtyre prindërve se pornografia është e ndaluar tek vogëlushët, pasi ndikon negativisht në zhvillimin e tyre psiko-emocional?
A është i përgatitur një fëmijë 6-vjeçar për të parë të tilla skena? Cila mendoni se do të jetë e ardhmja e tij, kur e nis jetën me të tilla pisllëqe në duar? Disa prindër thjeshtë nuk e meritojnë të quhen të tillë.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...