Një raport i FBI-së është deklasifikuar si pjesë e dosjeve të lëshuara mbi vrasjen e John F.Kennedy.
Në raport pretendohet se Martin Lutther King kishte kaluar një “natë orgjie” gjatë një trajnimi, ndërsa në raport është theksuar se në mënyrë të fshehur, ai besonte në ideologjinë marksiste transmeton portali arbresh.info
Raporti i lëshuar të premten u shkrua vetëm pak javë para vrasjes se udhëheqësit të respektuar të të drejtave civile, me 1968. Të dhënat flasin për një seminar që King e mbajti gjatë atij viti në Miami.

Në dokument theksohet se një ministër me ngjyrë kishte bërë sjellje të pahijshme, ku thuhej se ai “kishte pirë, kishte kurvëruar dhe ishte marrë me homoseksualitet” gjatë tërë natës.
Gjithashtu është theksuar se në tavolinën e madhe të seminarit, ishin të pranishme disa shishe uisky dhe se dy prostitituta me ngjyrë ishin paguar rreth 50 dollarë që të përformonin lëvizje seksuale për të ftuarit.

Titujt e FBI-së kundër Martin Luther King kanë qenë të njohura për vite, por raporti i sapo lëshuar 20 faqesh ofron një pasqyrë të re mbi portretin e ashpër të King-ut që sjell byroja.
Raporti i datës 12 mars 1968, shpjegon në hyrje se ishte i përgatitur për t’u ofruar zyrtarëve njohuri mbi “pikëpamjet, objektivat, qëllimet dhe taktikat e King”.
Martin Luther King u vra me 4 prill, 1968./arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...