Dielli artificial i krijuar nga Kina ka arritur temperature rekord, plot 70 milionë gradë.
EAST, i njohur si “dielli artificial”, arriti temperature pesë herë më të lartë se temperatura e Diellit, dhe e mbajti atë për një periudhë më të gjatë se 17 minuta. Besohet se temperatura në bërthamën e Diellit tonë është rreth 15 milionë gradë.
Informacioni mbi arritjen e rëndësishme u nda nga Gong Xianzu, një studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës në Akademinë Kineze të Shkencave (ASIPP).
“Ky operacion përfaqëson një bazë solide shkencore dhe eksperimentale për funksionimin e reaktorit të shkrirjes”, tha Gong, gjatë eksperimenteve që po kryhen në Hefei, Provincën Anhui.
Qëllimi i projektit EAST është të zhvillojë një teknologji që mund të japë energji të pastër pothuajse të pakufizuar duke imituar reagimet që ndodhin në Diellin tonë dhe yjet e tjerë./tch/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin