Një palë të mbathura të Adolf Hitlerit janë shfaqur në një akand në Shtetet e Bashkuara dhe vlera e tyre shkon diku rreth 5 mijë sterlina.
Të mbathurat e gjëra kanë të shënuar edhe incialet A.H, transmeton portali arbresh.info
Ato u lanë në një suitë në Parkhotel Graz në Austri, pasi diktatori qëndroi atje gjatë muajit prill të vitit 1938.
Vendi ishte aneksuar nga Gjermania naziste më pak se një muaj më parë.
Bill Panagopulos, i cili ka vënë në shitje të mbathurat e Hitlerit, beson se ato ishin dërguar në departamentin e lavanderisë së hotelit.
Shitësi është nipi i pronarit të hotelit gjatë asaj kohe.
Ai ka thënë se ka shitur edhe të brendshme që i kanë përkitur Eva Braun, e cila ishte gruaja e Hitlerit./arbresh.info/

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...