Coca-Cola njihet në të gjithë botën për pijen e famshme me gaz, por shumë shpejt mund të njihet edhe për pijet me kanabis.
Më specifikisht, Coca-Cola po diskuton që të investojë në pijet me “CBD.”
CBD” është përbërësi i marijuanës që nuk ka vetitë psikoaktive të bimës, pra, nuk e bën përdoruesin të jetë nën efekt droge, siç mund të ndodhë me kanabisin. Por mund të marrë vetitë qetësuese e që ulin dhimbjet.
Industria e pijeve me gaz ka pësuar rënie në përgjithësi, tashmë që interesi i njerëzve është kthyer më shumë ndaj çajrave e ndaj pijeve më të dobishme për shëndetin.
Në anën tjetër, industria e marijuanës është duke lulëzuar. Kompania kanadeze me të cilën po diskuton Coca-Cola tani, Aurora Cannabis Inc, merret vetëm me këtë lloj tregu.
Në vitin 2011, shitjet e marijuanës së ligjshme ishin pak mbi 1 miliardë dollarë. Në vitin 2016 ka shkuar 4 miliardë, dhe në fund të vitit 2017 arriti 9 miliardë dollarë.
Heineken ka prodhuar që tani një pije me përmbajtje marijuane, edhe pse kjo lëndë mbetet shqetësuese në të gjithë botën./tch
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...