Dy pinguinë meshkuj të cilët janë çiftuar së fundmi në kopshtin zoologjik natyror ujor në Sidnei, janë bërë aq të mirë me përkujdesjen e vezëve, sa kujdestarët e kopshtit u kanë dhënë një vezë të vërtetë.
Jeta ujore e Sidneit tha se kanë vëzhguar këtë çift të pandarë pinguinësh ‘Sphen dhe Magic’ se si janë kthyer në një ekip perfekt gjatë sezonit të çiftëzimit.
Si fillim ky çift u vu re që shpenzonte kohë bashkë dhe notonin në të njëjtën kohë, por më vonë ndërtuan një fole sëbashku.
Folenë e ndërtuan aq të madhe sa që kujdestarët e akuariumit i dhanë një vezë lodër.
“Çdo veprim që bënin me përkujdesjen e vezës ishte natyral, aq shumë sa skuadra e akuariumit u detyrua t’u jepte një vezë të vërtet nga një çift pinguinësh që kishin bërë dy vezë” deklaroi akuariumi.
Çifti po kujdeset që veza të ketë kohën e nevojshme të inkubimit përpara se të çelë.
Por ka ende vend për përmirësime, pasi stafi thotë që pinguini më i vogël, “Magic” akoma po mëson aftësinë e prindërimit.
Ky nuk është çifti i parë i pinguinëve me të njëjtën gjini, pasi ka dhe në kopshte zoologjike të tjera në botë.
Në 2009, dy pinguinë meshkuj – Z dhe Vielpunkt – arritën me sukses të çelnin një vezë dhe të rrisnin një zog në kopshtin zoologjik të Berlinit.
Para tyre një tjetër çift në New York, u kuptuan që kalonin kohë si një çift. Pasi ata tentuan të inkubonin një gur, kujdestarët e kopshtit i dhanë një vezë të vërtetë, e cila çeli me sukses./T.Ch/
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...