2023 ishte viti i filmave të mëdhenj, mirëpo dhe i humbjeve po aq të mëdha në botën e artit. Dhe pikërisht këto kanë marrë një vëmendje shumë të gjerë duke qenë ndër kërkimet më të shpeshta në motorët e kërkimit në Google për dymbëdhjetë muajt e fundit.
Filmat më të kërkuar ishin “Barbie” dhe “Openheimer” (madje kishte meme që i kombinonin, pasi u shfaqën në të njëjtën kohë). Ndërsa ndër personazhet publike ishte Shakira, në janar për këngën që shkroi për ndarjen nga Pique dhe në gjysmën e dytë të vitit për evazion fiskal për të cilin u akuzua në Spanjë.
Një nga vdekjet që shqetësoi më shumë komunitetin ishte sigurisht, ajo e Matthew Perry. Megjithatë, ka pasur të tjerë të famshëm, emrat e të cilëve janë kërkuar vazhdimisht edhe pas vdekjes së tyre, si Tina Turner apo Sinead O’Connor.
Në botën e sportit, ishte futbollisti francez Kylian Mbappe dhe britaniku Harry Kane me kalimin e tij të shumëpërfolur te Bayern Munich verën e kaluar./a2cnn
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...