Të dielën pamje dramatike kapën momentin kur një avion i kompanisë “British Airways” u godit nga rrufeja pak para se të ulej në aeroportin Heathrow të Londrës.
Një pasagjer e përshkroi ngjarjen si tronditëse, por sa të shqetësuar duhet të jenë pasagjerët nëse avioni goditet nga rrufeja? Përgjigje kësaj pyetjeje i kanë dhënë ekspert të fushës dhe ish-pilotë.
Sa janë mundësitë që një avion të goditet nga rrufeja?
“Statistikat tregojnë se një avion goditet nga rrufeja rreth një herë në 5 mijë orë fluturim ose një herë në vit”, është shprehur Doug Morris, kapiten i Air Canada.
Çfarë ndodh me avionin nëse ai goditet nga rrufeja?
Përgjigje kësaj pyetjeje i ka dhënë ish-piloti Terry Tozer, i cili ka botuar edhe librin “Pse rrëzohen avionët”. “Goditja e rrufesë mund të sjellë probleme me pjesët elektronike në avion, por në pjesën më të madhe të rasteve nuk shkakton probleme serioze sepse avioni nuk është i tokëzuar. Rrufeja mund ta godasë avionin në skaje dhe të kalojë në anën tjetër me vetëm disa dëme sipërfaqësore. E kam provuar edhe unë këtë ndjesi dhe kishim vetëm një vrimë të vogël në konin e hundës dhe bishti kishte një pjesë të vogël të djegur, por pa probleme serioze. Pas goditjes nga rrufeja, avionit duhet t’i bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme”, shprehet Tozer.
Çfarë bëjnë pilotët kur avioni goditet nga rrufeja? A janë të vetëdijshëm ata për këtë?
“Varet nga goditja. Mund të fluturosh në re dhe shohësh një blic të ndritshëm, por ndoshta nuk e kuptoni nëse ju ka goditur apo jo. Goditja nga rrufeja mund të shkaktojë edhe një ndërprerje të përkohshme të komunikimit ose navigimit, por avionët modernë nuk e kanë këtë problem. Sistemet e avionit janë të projektuara që të vazhdojnë funksionimin normalisht edhe pas goditjes së rrufesë”, shprehet James Moy, instruktor fluturimi.
A duhet të shqetësohen pasagjerët?
“Jo. Në përgjithësi nuk ka aspak vend për alarm. Rreziku duhet të menaxhohet, por nuk është ky rasti. Ndoshta, do të ishte shumë herë më e rrezikshme nëse avioni do të përballej me një stuhi breshëri, pasi ai mund ta dëmtojë avionin fizikisht”, shprehet ish-piloti Terry Tozer./a2cnn
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...