Presidenti Meta është bërë pjesë e videos së blogerit izraelit Nuseir Yassin, i cili në fakt promovon vendin tonë përmes besës, si fjala e mbajtur dhe e rëndësishme për shqiptarin.
E ndërsa blogeri i njohur tashmë e ka shpërndarë në rrjet videon e tij, vetë Presidenti Meta, përmes një statusi në Facebook, e ka falënderuar publikisht atë.
“Falenderoj video-bloggerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. “Besa” është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare”, shkruan Meta.
Një ndër elementët e theksuar në video dhe të përmendur në mesazhin e presidentit, është fakti që gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria i mbajti në besë dhe nuk i dorëzoi hebrejtë.
https://www.facebook.com/nasdaily/videos/2006496849640852/
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...