Jessica Vincent bleu një vazo tek një dyqan për 3.99$ dhe besojeni ose jo e shiti për një vlerë marramendëse.
Mediat e huaja shkruajnë se pas një pune kërkimore në internet, Vincent zbuloi se vazoja që bleu te një dyqan me sende të përdorura, ishte vepër e një arkitekti shumë të famshëm italian të quajtur Carlo Scarpa.
Dyqani ku e bleu vazon

Vincent i dërgoi fotot e vazos faqes së “Wright Auction House”, të cilët e kontaktuan menjëherë.

Richard Wright u shpreh se që në momentin e parë që pa vazon u ndje shumë mirë. Kjo vazo us hit për plot 107 mijë dollarë javën e shkuar tek një artist evropian.

Vazoja ishte pjesë e koleksionit të 1940-ës, të arkitektit Scarpa. Kështu që herën tjetër që do bleni një orendi në këto dyqane, bëni një kërkim të shpejtë në internet sepse nuk i dihet kurrë!/tvklan.al
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...