Miliona asteroid kërcënojnë të zhdukin njerëzimin, kanë paralajmëruar ekspertët.
Shkencëtarët në Fondacionin B612, me seli në SHBA janë “100 përqind të sigurtë” se asteroidët po e shkatërrojnë Tokën, transmeton portali arbresh.info
Vetëm 18 mijë arsteroidë janë gjurmuar në nivelin global, ndërsa një pjesë e madhe nuk janë monitoruar.
Zbulimi ka shkaktuar frikë se asteroidët mund t’i japin fund jetës në Tokë.

Danica Remy, presidente e Fondacionit B612, paralajmëroi se teleskopët operacionalë mund të marrin vetëm një numër të vogël të asteroideve.
“Fusha e teleskopëve është shumë e vogël dhe qielli është shumë i madh. Ne mund të përcaktojmë paraprakisht nëse një nga 18,000 asteroidët që kemi vërejtur do të na godasë”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se është 100 përqind e sigurtë që Toka do të goditet nga asteroidët, por nuk ka dhënë ndonjë kohë të caktuar./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...