Miliona asteroid kërcënojnë të zhdukin njerëzimin, kanë paralajmëruar ekspertët.
Shkencëtarët në Fondacionin B612, me seli në SHBA janë “100 përqind të sigurtë” se asteroidët po e shkatërrojnë Tokën, transmeton portali arbresh.info
Vetëm 18 mijë arsteroidë janë gjurmuar në nivelin global, ndërsa një pjesë e madhe nuk janë monitoruar.
Zbulimi ka shkaktuar frikë se asteroidët mund t’i japin fund jetës në Tokë.
Danica Remy, presidente e Fondacionit B612, paralajmëroi se teleskopët operacionalë mund të marrin vetëm një numër të vogël të asteroideve.
“Fusha e teleskopëve është shumë e vogël dhe qielli është shumë i madh. Ne mund të përcaktojmë paraprakisht nëse një nga 18,000 asteroidët që kemi vërejtur do të na godasë”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se është 100 përqind e sigurtë që Toka do të goditet nga asteroidët, por nuk ka dhënë ndonjë kohë të caktuar./arbresh.info/
Pacolli: Sot vjen për një vizitë në Kosovë Ministri i Punëve...
Llapi vazhdon në Superligë, mposht Vushtrrinë në barazh përm...
Gjermania do të shqyrtojë dërgimin e armëve në Izrael
Bie nga lartësia, humb jetën punëtori i huaj në Tiranë
Kurti kujton masakrat në Stagovë, Studime, Poklek të ri e Tu...
Policia zhvilloi aksion nate në Mitrovicë, arrestohet një pe...