Arkeologët bullgarë hasën në një thesar të papritur, këtë javë, gjatë një gërmimi në një kanalizim të lashtë romak. Ata zbuluan një statujë mermeri të ruajtur mirë që ngjason me perëndinë greke, Hermes.
Zbulimi i statujës 2 metra të gjatë, u bë gjatë punimeve në vendin ku dikur shtrihej qyteti antik i Heraclea Sintica në Bullgarinë jugperëndimore. Arkeologët që drejtonin punën thanë se pasi një tërmet shkatërroi qytetin rreth vitit 388 pas Krishtit, statuja ishte vendosur me kujdes në kanalizime dhe ishte mbuluar me dhe, ndaj u gjet në gjendje aq të mirë.
Heraclea Sintica ishte një qytet i themeluar nga mbreti i lashtë maqedonas Filipi II, midis viteve 356 dhe 339 para Krishtit. Arkeologët thonë se njerëzit e Heraclea Sintica me gjasë u përpoqën të ruanin statujën, edhe pasi krishterimi u miratua si fe zyrtare në Perandorinë Romake. “Çdo gjë pagane ishte e ndaluar, por me sa duket ata u kujdesën për hyjnitë e tyre të vjetra”, shpjegoi grupi kërkimor./A2CNN
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...