Antartika ka humbur rreth tre trilionë ton akull në 25 vitet e fundit dhe është duke u shkrirë me një ritëm shumë të shpejtë.
Satelitët që monitorojnë gjendjen e kontinentit të bardhë tregojnë se rreth 200 miliardë ton në vit tani po humbasin në oqean si rezultat i shkrirjes, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Kjo po nxit nivelet globale të detit me 0.6mm në vit, një rritje prej tre herë nga viti 2012 kur është kryer vlerësimi i fundit i tillë.
Qeveritë do të duhet të marrin parasysh informacionin dhe trendin e saj të përshpejtuar ndërsa planifikojnë mbrojtje të ardhshme për të mbrojtur komunitetet bregdetare të ulëta.
Hulumtuesit thonë se humbjet po ndodhin kryesisht në Perëndim të kontinentit, ku ujërat e ngrohtë janë duke u ulur dhe shkrirë frontet e akullnajave që përfundojnë në oqean.
“Nuk mund të themi kur ka filluar, sepse atëherë nuk kemi mbledhur mbetjet në det”, shpjegon Prof. Andreë Shepherd, i cili drejton studimin.
Agjencitë hapësinore kanë fluturuar satelitët mbi Antarktidë që nga fillimi i viteve 1990. Evropa, në veçanti, ka një rekord të pandërprerë të vëzhgimit që nga viti 1992./arbresh.info/
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...