Brezi i madh koralor, që shtrihet për më shumë se 2 km në veri të Australisë, po vdes. Ky është konkluzioni, në të cilin kanë arritur shkencëtarët pas temperaturave relativisht të larta të vitit 2016, që kanë çuar në dëmtimin e 30 për qind të koraleve, tashmë të humbura përgjithnjë.
Në një studim të publikuar në revistën “Nature”, ekspertët pranojnë se dëmet e shkaktuara nga ngrohja globale janë më të rënda nga sa ishte menduar.
Dëmet e shkaktuara nga rritja e temperaturave në vitin 2016 janë vetëm një parathënie e asaj që mund të ndodhë në të ardhmen, në ekosistemin e barrierave koralore tropikale.
“Nëse nuk do t’ia dalim të frenojmë ndryshimet klimatike dhe temperaturat globale do të rriten më shumë se dy gradë Celsius, do të humbasim shumë më tepër”, paralajmëron Terri Huges, autor kryesor i studimit dhe drejtor i Qendrës së specializuar mbi Barrierën Koralore në Universitetin “James Cook” në Townsville të Australisë.
Për të kuptuar efektet negative të ndryshimit klimatik mbi koralet, Huges dhe ekipi i tij kanë ekzaminuar nga afër barrierën e madhe koralore, duke kuptuar se zbardhja më e madhe e koraleve ka ndodhur mes marsit dhe prillit 2016.
“Disa korale kanë vdekur menjëherë pas valës së të nxehtit, disa të tjerë më ngadalë”, thotë ai. Rreth një e treta e barrierave koralore në të gjithë botën janë dëmtuar rëndë në vitin 2016. Sipas studiuesve, e vetmja mënyrë për të evituar që ky fenomen të verifikohet sërish, është ajo e jetësimit në nivel global të politikave për të luftuar ndryshimet klimatike, duke reduktuar mbi të gjitha emetimet e karbonit./tch/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1