Fotot e mrekullueshme të mëposhtme tregojnë disa femra nudo, të cilat janë kamufluar për t’u bërë njësh me mjedisin përreth, duke u bërë i pamundur dallimi i tyre.
Shkrepjet fantastike janë të Vilija Vitkute, e cila ka shpenzuar plot 3 vite për të krijuar koleksionin e saj “Arti Iluzor”.
Duke marrë frymëzim nga e bukura në natyrë, ajo pikturon fillimisht modelet që më pas i “zhduk” në mes të peizazheve të ndryshme që zgjedh.
Artistja 26-vjeçare suedeze thotë: “Unë marr natyrën dhe e rikrijoj te modelet e mia. Duhet shumë përqendrim për këtë që bëj unë. Gjithashtu, duhet të pikturoj edhe shpejt, pasi modelja nuk mund të qëndrojë pa lëvizur për shumë kohë, sidomos kur janë në të ftohtë”./top channel

FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!