E quajnë Ola Gjoka dhe sapo ka mbushur 25-vjeçe. Me të u njohëm falë postimeve të shumta dhe numrit të madh të ndjekësve që ka në Instagram.
Nëse kontrolloni profilin e Olës, do të shikoni se vajza bën një jetë përrallore, mes udhëtimeve të pafundme në vende të ndryshme të botës, duke nisur nga ato më tropikalet e deri tek ato më nordiket.
Ditët e fundit vajza ka festuar 25-vjetorin e lindjes në një festë përrallore me miqtë e mikesha e saj. Ajo që bie në sy janë 1300 trëndafilat e kuq, enkas për këtë ditë të veçantë të vajzës. E s’kishte si të mos mungonte edhe i dashuri i saj në festë, Eni, i cili është dhuruesi i kësaj buqete gjigante. S’ngelet gjë tjetër të themi “lum këta të rinj” për jetën përrallore që bëjnë.





Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...