Daniel Rose-Levine, 16-vjeçar, për 16.96 sekonda theu rekordin botëror të Guinnessit për zgjidhjen më të shpejtë të rubikonit duke përdorur këmbët, ka demonstruar edhe një herë se si bëhet kjo punë.
Në një audiencë në Muzeun Kombëtar të Matematikës në New York, Rose-Levine ka thënë se rekordi mund të thyhet nëse ushtrohet shumë me rubikon.
“Para se të filloja të zgjidhja rubikonin, ishte pak e popullarizuar. Tani jam më i shpejtë dhe njerëzit janë bërë më të shpejtë dhe është bërë diçka e famshme. Porse, shumë njerëzve zgjidhja e rubikonit nuk u pëlqen”, ka thënë Rose-Levine.
I pyetur nëse kishte ndonjë këshillë për të rinjtë që dëshirojnë të zgjidhin me shpejtësi rubikonin, qoftë me duar ose me këmbë, Rose-Levine ka thënë se ushtrimet janë kushti kryesor për të arritur synimin.
Rose-Levine rekordin e theu një vit më parë në garën kombëtare për zgjidhje të rubikonit që u mbajt në Heartland.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...