Momenti më i vështirë për Martin Pistorius ishte kur dëgjoi nënën e tij të thoshte: “Shpresoj që të vdesësh”.
Mendova se ai nuk do e dëgjonte, ka thënë nëna. Djali i saj bënte në atë periudhë plot 10 vjet që ishte i izoluar në trupin e tij të pafuqishëm dhe pa ndjenja. Megjithatë ai ka dëgjuar çdo gjë, por nuk mund të reagonte, qante apo fliste. Dy vjet më pas ndodhi mrekullia, Martin u zgjua.
Kjo është historia e pabesueshme e shpresës dhe vullnetit së 39-vjeçarit nga Afrika e Jugut e cila tani është edhe në një libër e që mban titullin “Ghost Boy” (Djali Fantazëm). Pas zgjimit jeta e Martin Pistorius mori një tjetër kthesë. Pas studimeve për shkenca kompjuterike, Martin sot jeton në Angli ku ka edhe kompaninë e tij për web design. Ai jeton së bashku me bashkëshorten e tij, Joana.
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm