Veshjet, recetat ushqimore, lojërat, vallet, zejet artizanale dhe shumë aspekte tjera nga antikiteti e mesjeta ishin pjesë e aktiviteteve të edicionit të parë të Ulpiana Fest.
Synimi i festivalit është të ngritet vetëdija e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti. Duke gërshetuar vlerat moderne me ato të lashtësisë, përgjatë netëve të festivalit, arkeologjia, antropologjia, entografia dhe arti u bënë bashkë për të dhuruar spektakël në Parkun Arkeologjik Ulpiana, transmeton Arbresh.info.
Festivali u organizua nga OJQ “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë (UP), ndërsa financohet nga MKRS. Aktivitetet u ndoqën nga kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ministrja Rozeta Hajdari, deputetja Adriana Matoshi, ambasadori i SHBA-së Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i Francës Olivier Guerot, arkeologu Christophe Goddard, studentë, njohës të fushës e qytetarë të shumtë./Arbresh.info/




Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...