Gjatë intervistës së tij për Adi Krastën në Syri TV, aktori shkodran Primo Shllaku foli mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Ai kishte një qëndrim ndryshe nga vëllai i tij, Bruno Shllaku, i cili ishte pro shembjes së tij.
Sipas tij, kurrë nuk e kishte menduar se pas vitit 1967 kur regjimi komunist do të shembte kisha dhe xhami do trë vijnte dikush që do të shembte një tempull siç e quajti ai Teatrin Kombëtar.
“Unë mendoj se, problem i Teatrit nuk u bë problem politik por moral. Arti është domosdoshmëri e njeriut. Unë e pashë se edhe tek Teatri kishte një ndarje shoqërore në të mundur dhe fitimtar. Dhe përfundimisht e mora vesh se skuta më morale është të jesh në anën e të mundurve.
Nuk ma mori mendja se pas ’67, dikush do të guxonte të prekte një tempull. Teatri është tempull i qytetërimit botëror”, u shpreh Primo Shllaku në “A-Show”.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...