Gëzim Kruja është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, nga një sëmundje që e kishte pushtuar vitet e fundit.
Më shumë se gjysmën e jetës së tij dhuroi gëzime dhe të qeshura në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve, duke na lënë vepra, batuta e shprehje që janë rrënjosur tanimë në kujtesën e shqiptarëve.
Festoi 80 vjetorin 3 muaj më parë, i heshtur, pasi nuk mund të fliste, ai artisti që numëron mijëra role që bashkë me Zef Dedën i sollën skenës shqiptare edhe humorin në formën e recitaleve muzikore.
Gëzim Kruja lindi dhe u shua në Shkodrën e humorit, aty ku edhe nisi karrierën e tij që në moshën 13 vjeçare.
Gëzim Kruja mund të ishte një mësues i letërsisë, por zgjodhi t’i mbushë shtëpitë e shqiptarëve me të qeshura. Ndonëse ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër, vendosi që gjatë karrierës së tij si interpretues, të ishte edhe autor i materialeve të tij. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitale dh 2 libra që dhurojnë humor.
Në vitin 2005, ai mori titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”, sot aktori që mjeshtërinë e tij e la përmes artit që koha ka treguar se ne nuk do ta humbasim.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...