Ditën e sotme (e enjte) do të nisë procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”.
Kosova për herë të parë është në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me filmin “Zgjoi”.
Lidhur me këtë reagimet në internet kanë qenë të shumta duke kërkuar përkrahje dhe promovimin për filmin që ka pushtuar botën.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe Qendra Kinematografike e Kosovës në një postim të shpërndarë në Facebook.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Ta promovojmë filmin tonë ‘Zgjoi’ duke e shpërndarë sa më shumë fotografinë e lidhur me këtë postim.
Sot fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022”. /arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...