Një kompani arti me bazë në New York ka njoftuar se ekspertët e saj kanë verifikuar se një pikturë e blerë për 50 dollarë në Minnesota është vepër e humbur e Vincent van Goghut.
Piktura, e titulluar “Elimar”, ishte analizuar më parë nga Muzeu Van Gogh në Holandë, i cili kishte konkluduar se ajo nuk ishte krijuar nga piktori i njohur.
Megjithatë, një raport i firmës LMI Group International, që u publikua këtë javë, argumenton se piktura është autentike dhe është krijuar nga Van Gogh në vitin 1889, gjatë qëndrimit të tij në një spital psikiatrik në Francë, ku pikturoi edhe “Yjet e Natës”.
Raporti përfshin analizë të materialeve të përdorura, shkrimin në cep të pikturës dhe një analizë të ADN-së së një floku të kuq të gjetur në të, që rezultoi të ishte e një burri.
Nëse vërtetohet si autentike, vlera e pikturës mund të arrijë deri në 15 milionë dollarë.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim