Irvin David Yalm është një psikiatër ekzistencialist amerikan i cili është profesor emeritus në Universitetin e Stanfordit, si dhe autor i shumë librave triller e jo triller, shkruan portali arbresh.info.
Shkrimet i tij mbi psikologjinë ekzistenciale përqendrohen në atë që ai i referohet si katër “faktet” e gjendjes njerëzore: izolimi, pakuptimësia, vdekshmëria dhe liria dhe diskuton mënyrat në të cilat personi njerëzor mund t’u përgjigjet këtyre shqetësimeve ose në një mënyrë funksionale ose jo funksionale.
Ai është autor i dy librave shumë të suksesshëm “Kura e Shopenhauerit” dhe “Kur qau Niçeja”.
Më poshtë keni disa thënie që janë marrë nga këto dyja:
“Çdo person duhet të zgjedhë se sa nga e vërteta mund të durojë”./ Kur qau Niçeja
“Dëshpërimi është çmimi që njeriu paguan për vetë-ndërgjegjësimin. Shikoni thellë në jetë dhe gjithmonë do të gjeni dëshpërim”./ Kur qau Niçeja
“Nëse ngjitemi mjaft lart, do të arrijmë një lartësi nga e cila tragjedia pushon të duket tragjike”./ Kur qau Niçeja
“Jeta është një shkëndijë midis dy boshllëqeve identike, errësirës para lindjes dhe asaj pas vdekjes”./ Kur qau Niçeja
“Unë ëndërroj për një dashuri që është më shumë se dy njerëz që dëshirojnë të zotërojnë njëri-tjetrin”./Kur qau Niçeja
“Jeta është një gjë e mjerueshme. Kam vendosur të kaloj jetën time duke menduar për këtë”./Kura e Shopenhauerit
“Martesa dhe rrethinat e saj të posedimit dhe të xhelozisë e skllavërojnë shpirtin”./Kur qau Nieçeja
“Feja ka gjithçka në anën e saj: zbulesa, profecitë, mbrojtja e qeverisë, dinjiteti dhe eminenca më e lartë. . . Dhe më shumë se kjo, e drejta e paçmueshme e lejimit të vulosjes së doktrinave të saj në mendje, në një epokë të butë fëmijërie, me anë të së cilës ato bëhen ide pothuajse të lindura”./Kura e Shopenhauerit./Arbresh.info
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...