Robert Forster, aktori i pashëm dhe me një prezencë të fuqishme është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Publicistja Kathie Berlin tha se Forster vdiq nga kanceri në tru pas një beteje të shkurtër me sëmundjen, transmeton portali arbresh.info.

Ai ishte në shtëpinë e tij në Los Anxhelos i rrethuar nga familja, përfshirë katër fëmijët dhe partneren Denise Grayson.
Ishte filmi i vitit 1997 Jackie Brown nga Quentin Tarantino që e ktheu Forster në hartën e Hollivudit.
Forster la pas vetes katër fëmijët e tij, katër nipër e mbesa dhe Grayson, partnerja e tij prej 16 viteve./arbresh.info/

A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...
Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim
Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e ras...
Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën ...