Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas lajmit për humbjen tragjike të tre qytetarëve kosovarë – Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj – në një aksident në kantier ndërtimi në Vjenë, Austri.
Osmani tha se kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për të siguruar jetesën, ka lënë dhimbje të thellë jo vetëm te familjet e tyre, por te gjithë komuniteti kosovar.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të bashkatdhetarëve tanë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, si pasojë e aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne. Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave”, thuhen në reagim./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës