Rasti i 5-vjeçarit nga Lipjani i cili ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij, e ka tronditur vendin.
Prindërit e fëmijës kanë përfunduar në paraburgim, ndërsa për rastin është deklaruar sërish drejtoresha e Qendres për Punës Sociale në Lipjan, Makfirete Shamolli.
Ajo u pyet edhe sot nga gazetarët nëse QPS-ja ka bërë neglizhencë në rastin në fjalë.
“Për pjesën tjetër, tash është Inspektorati, çdo gjë që flas unë domethënë edhe pjesa e ndjekjes penale mendoj që unë e pengoj një proces. Mendoj që çdo gjë do të sqarohet objektivisht. Krejt çka mund të them është se Qendra për Punë Sociale e ka një përkushtim të jashtëzakonshëm me kapacitetin që e ka”, deklaroi ajo, pa u përgjigjur specifikisht për veprimet e ndërmarra prej institucionit.
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...