Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë përmbyllëse të festivalit NewBorn Kosova.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri shprehu falënderimin për organizatorët dhe pjesëmarrësit në edicionin e këtij viti të festivalit, i cili zhvillohet për herë të tretë dhe u mbajt përgjatë katër ditëve të fundit, nga data 9 deri më 13 gusht, përcjell Arbresh.info
“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të talentit dhe shkëmbimit kulturor mes rreth 350 interpretuesve nga mbi 10 vende të ndryshme, duke përfshirë Ukrainën, Meksikën, Spanjën, Kroacinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Panamanë e kështu me radhë, të cilët kanë sjellë në Kosovë trashëgiminë dhe pasurinë e tyre kulturore përmes këngëve dhe valleve. Ky festival është më shumë se një garë – është një mundësi për t’u lidhur me njëri-tjetrin përtej politikës, për t’u bashkuar dhe për të treguar fuqinë e artit dhe diversitetit kulturor”, tha Kurti.

Ai shtoi se ky festival ndërkombëtar është mundësi e mirë për pjesëmarrësit që të njihen më gjerë me shtetin tonë, i cili edhe botërisht njihet për talentet e ndryshme nga sporti dhe muzika, por edhe po bën hapa e përpjekje në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare.
“Që nga janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës janë të lirë të udhëtojnë nëpër Evropë pa kufizime, pasi që kemi liberalizimin e vizave në zonën Shengen. Ky hap ka qenë veçanërisht i rëndësishëm për artistët tanë, të cilët nuk duhet të presin më në radhë të gjata për viza për të marrë pjesë në evente të ngjashme me Festivalin NewBorn. Shpresojmë dhe besojmë se lidhjet që po krijoni me artistët vendas do të thellohen përmes vizitave të ndërsjella në të ardhmen”, tha kryeministri./Arbresh.info

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...