Skip to content
  • Ballina
  • Lajme
  • Drejtësi
  • Kronikë e zezë
  • Sport
  • Bota
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Shqipëri
  • Rajoni
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner

Fotografitë më të shtrenjta, të shitura për miliona dollarë

15:51 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Shumica e dinë se pikturat shiten për dhjetëra e qindra miliona dollarë, por edhe fotografitë digjitale mund të jenë po aq të vlefshme e të jepen për to çmime enorme në ankand. Në shkurt të vitit 2018, një grup prej 10 investitorësh paguan një milion dollar për kripto-artin e quajtur “The Forever Rose”, të bërë nga Kevin Abosch. Kjo nuk është fotografi fizike, por investitorët dhe koleksionistët e dinë se është diçka që mund të mbahet apo të shitet nesër edhe më shtrenjtë. Megjithatë, një milion dollar nuk është shuma më e madhe e paguar për fotografi. Më poshtë është lista me fotografitë më të shtrenjta deri sot, transmeton Telegrafi.

FOREVER ROSE (2018)

Artisti i fotografisë: KEVIN ABOSCH
Çmimi i shitjes: Një milion dollarë

Kripto-arti është formë e veprës virtuale që rrallë koleksionohet. Vepra e artit është blerë me Bitcoin.

*****

PHANTOM (2014)

Artisti i fotografisë: PETER LIK
Çmimi i shitjes: 6.5 milionë (e paverifikuar)
Dita e shitjes: Dhjetor 2014

Artisti australian Peter Lik thotë se mban rekordin për fotografinë më të shtrenjtë të shitur. Çmimi i kësaj vepre nuk është verifikuar, meqë thuhet se blerësi ishte “privat dhe anonim”! Shumica nuk besojnë deklarimet e tij. Për më shumë, edhe arti i tij nuk është se kërkohet shumë nga koleksionistët.

*****

RHINE II (1999)

Artisti i fotografisë: ANDREAS GURSKY
Çmimi i shitjes: 4,338,500 dollarë
Data e shitjes: 8 nëntor 2011

Kjo është vepra më e shtrenjtë e shitur dhe e verifikuar. Vepra është pjesë e serisë prej gjashtë imazheve që shfaqin lumin e Rinit në Dyseldorf. Gursky ka hequr në mënyrë digjitale ndërtesat përreth. Këtë pamje nuk mund ta shihni nëse vizitoni lumin.

*****

SPIRITUAL AMERICA (1983)

Artisti i fotografisë: RICHARD PRINCE
Çmimi i shitjes: 3,973,000 dollarë
Data e shitjes: 12 maj 2014

Në foto shfaqet lakuriq 10-vjeçarja Brooke Shields, prandaj nuk do të publikohet këtu. Në fakt, Prince nuk e ka bërë foton origjinale, por përpunimin e fotos së fotos (origjinali është i Gary Grossit). Origjinali është shfaqur në magazinën “Sugar ‘n’ Spice” dhe madje është lejuar nga nëna e Shieldsit për të krijuar karrierë për vajzën e saj. Titulli është frymëzuar nga vepra e vitit 1923 e fotografit Alfred Stieglitz.

Vërejtje: Për të parë këtë fotografi duhet të shkoni në ueb-faqen e shtëpisë së ankandeve Christie’s.

*****

UNTITLED #96 (1981)

Artistja e fotografisë: CINDY SHERMAN
Çmimi i shitjes: 3,890,500 dollarë
Data e shitjes: Maj 2011

Cindy Sherman e ka bërë këtë fotografi më 1981 dhe iu shit një tregtari të Nju Jorkut për 3,890,500 dollarë. Fotografia është pjesë e serisë ku Sherman bën poza stereotipe, duke mos shikuar objektivin dhe duke qenë jashtë kornize. Ajo u kujdes për grimin, flokët, ndriçimin, pozën dhe fotografinë. Fotoja është shitur sërish në maj 2012 për 2.89 milionë dollarë.

*****

TO HER MAJESTY (1973)

Artistët e fotografisë: GILBERT & GEORGE
Çmimi i shitjes: 3,765,276 dollarë
Data e shitjes: 30 qershor 2008

Gilbert & George janë Gilbert Prousch nga San Martin de Tori i Italisë dhe George Passmore nga Plymouthi i Britanisë së Madhe. Ata rrallë shihen në publiku pa njëri-tjetrin dhe gjithmonë me kostume. Kjo vepër ka 37 foto duke u dehur apo duke nisur dehjen.

*****

DEAD TROOPS TALK (1992)

Artisti i fotografisë: JEFF WALL
Çmimi i shitjes: 3,666,500 dollarë
Data e shitjes: 8 maj 2012

Në shikim të parë, imazhi duket si skenë e vërtetë lufte, por është aranzhuar në studio me aktorë. Aty shfaqen trupat sovjetike tek kthehen në jetë pasi u sulmuan, disa prej të cilëve gjejnë humor në vdekje, meqë siç shihet luajnë me plagët. Ideja ishte të kombinohen imazhet e filmave të luftës dhe horrorit, me ato të pikturave historike nga epokat e mëparshme. Në fakt, Wall e donte pikturën dhe e braktisi për t’u marrë me fotografinë meqë, sipas tij, “artistët modernë nuk mund të pikturojnë si mjeshtrit e mëdhenj”.

*****

99 CENT II DIPTYCHON (2001)

Artisti i fotografisë: ANDREAS GURSKY
Çmimi i shitjes: 3,346,456 dollarë
Data e shitjes: Shkurt 2007

Andreas Gursky shfaqet edhe një herë në listë, këtë herë për foton e tij të vitit 2001. Fjala është për një diptih i realizuar në shitore “Gjithçka 99 centë” në SHBA. Edhe këtë herë autori ka manipuluar ngjyrën për të dominuar e kuqja dhe portokalli.

*****

NOIRE ET BLANCHE (1926)

Artisti i fotografisë: MAN RAY
Çmimi i shitjes: 2,688,750 euro (3,313,347 dollarë)
Data e shitjes: 9 nëntor 2017

Ky është imazhi i Kiki de Montparnasse, muzës dhe dashnores autorit. Fotoja është publikuar në “Vogue” dhe shfaq Kikin tek mban një maskë tribale afrikane. Titulli fjalë për fjalë përkthehet “bardh e zi” si kontrast mes fytyrës së modeles dhe maskës.

*****

CHICAGO BOARD OF TRADE III (1999-2000)

Artisti i fotografisë: ANDREAS GURSKY
Çmimi i shitjes: 3,298,755 dollarë
Data e shitjes: 26 qershor 2013

Në këtë foto shihet Bordi i Tregtisë në Çikago. Ndërkohë që punëtorët janë duke lëvizur, kjo i jep imazhit turbullirë (motion blure), ndaj Gursky ka ekspozuar dy herë disa zona për të përforcuar përshtypjen e lëvizjes. Njëjtë si me shumë imazhe tjera të tij, Gursky edhe këtu ka manipuluar ngjyrat.

*****

UNTITLED (COWBOY) (2000)

Artisti i fotografisë: RICHARD PRINCE
Çmimi i shitjes: 3,077,000 dollarë
Data e shitjes: 14 maj 2014

Si në shumë vepra tjera të tij, edhe kjo është foto e fotos. Vepra origjinale është përdorur në një reklamë për cigaret Marlboro në revistën Time Life ku ai punonte. Prince e hoqi tekstin dhe çdo asociacion me cigaret dhe krijoi një simbol të kulturës amerikane.

*****

UNTITLED FILM STILL #48 (1979)

Artistja e fotografisë: CINDY SHERMAN
Çmimi i shitjes: 2,965,000 dollarë
Data e shitjes: 13 maj 2015

Vepra është pjesë e serisë së realizuar në vitet 1977-1980 dhe ky është imazhi më i shtrenjtë i kësaj serie ku shfaqen femrat në pozat sikur të jenë marrë nga ndonjë film. Edhe në këtë foto Sherman vet pozon. Vepra më 2014 ishte shitur për 2,225,000 dollarë e më 2008 për 1,565,000 dollarë.

*****

THE POND – MOONLIGHT (1904)

Artisti i fotografisë: EDWARD STEICHEN
Çmimi i shitjes: 2,928,000 dollarë
Data e shitjes: Shkurt 2006

Kjo është e vetmja foto e shitur në ankand, ndërsa dy kopje tjera mbahen në muzeume. Fotoja është bërë në mënyrë unike duke përdorur një metodë manuale të reproduktimit (Gum bichromate). Meqë gjithçka bëhej me dorë, çdo kopje e imazhit është ndryshe nga të tjerët.

*****

LOS ANGELES (1998)

Artisti i fotografisë: ANDREAS GURSKY
Çmimi i shitjes: 2,900,000 dollarë
Data e shitjes: February 27, 2008

Këtë herë vepra e Gurskyt shfaq Los Anxhelosin në një natë të vitit 1998. Imazhi origjinal është mbi tre metra e gjysmë i gjerë dhe tregon qartë lakimin e tokës në horizont.

*****

UNTITLED #153 (1985)

Artistja i fotografisë: CINDY SHERMAN
Çmimi i shitjes: 2,770,500 dollarë
Data e shitjes: 8 nëntor 2010

Edhe një autoportet nga Sherman: një bionde e shtrirë në bar, e mbuluar nga balta. Nuk dihet saktë, por mendohet të jetë “e vdekur”!

*****

CHICAGO BOARD OF TRADE (1997)

Artisti i fotografisë: ANDREAS GURSKY
Çmimi i shitjes: 2,507,755 dollarë
Data e shitjes: 23 qershor 2013

Foto tjetër e Gurskyt nga Bordi i Tregtisë në Çikago, e ngjashme me atë të postuar më parë, por e bërë nga një kënd tjetër. Edhe këtu shfaqet stresi dhe furia e bursës së aksioneve.

*****

PARIS, MONTPARNASSE (1993)

Artisti i fotografisë: ANDREAS GURSKY
Çmimi i shitjes: 2,416,475 dollarë
Data e shitjes: 17 tetor 2013

Fotoja tjetër e Gurskyt është bërë në një lagje me rrokaqiej në Paris. Origjinali i fotos ka dimensionet 2.1 me katër metra.

*****

BILLY THE KID (1879)

Artisti i fotografisë: I panjohur
Çmimi i shitjes: 2,300,000 dollarë
Data e shitjes: qershor 2011

Kjo është fotoja e vetme autentike e famëkeqit Billy the Kid. Nuk duhet kush e ka shkrep atë, por dyshohet të jetë Dan Dedrick.

*****

PORTRAIT OF A TEARFUL WOMAN (1936)

Artisti i fotografisë: MAN RAY
Çmimi i shitjes: 2,167,500 dollarë
Data e shitjes: Maj 2017

Në këtë foto është përdorur retushimi me ngjyra në buzë dhe sy gjë që e bën të duket më shumë si pikturë sesa fotografi.

*****

UNTITLED #92 (1981)

Artistja e fotografisë: CINDY SHERMAN
Çmimi i shitjes: 2,045,000 dollarë
Data e shitjes: 12 nëntor 2013

Këtë herë Sherman shfaqet si nxënëse në një pozë që duket se është marrë nga ndonjë film i regjisorit
Alfred Hitchcock.

*****

RHEIN (1996)

Artisti i fotografisë: ANDREAS GURSKY
Çmimi i shitjes: 1,925,000 dollarë
Data e shitjes: 16 maj 2013

Ky version ka më pak ngjyra të ndezura se Rhein II dhe është fotografuar duke përdorur spektër më të ngushtë të hapësirës. Sidoqoftë, në të janë përdorur teknikat e ngjashme me versionin e dytë të Gurskyt.

*****

PANTHEON, ROME (1990-1992)

Artisti i fotografisë: THOMAS STRUTH
Çmimi i shitjes: 1,810,000 dollarë
Data e shitjes: 15 maj 2016

Thomas Struth bëri një seri të fotografive që e quajti “Fotografi muzeale”. Shumica e fotove janë bërë në Panteonin e Romës, ku një grup turistësh ndriçohen nga rrezet që bien nga kulmi.

*****

RED MORNING (HATE) (1977)

Artistët e fotografisë: GILBERT & GEORGE
Çmimi i shitjes: 1,805,000 dollarë
Data e shitjes: 12 nëntor 2013

Kjo foto ishte kundërpërgjigje ndaj lëvizjes socialiste në Britani në vitet 1976 dhe 1977. E kuqja shfaq agresionin dhe zemërimin më fuqishëm sesa fotografia bardhezi.

*****

TOBOLSK KREMLIN (2009)

Artisti i fotografisë: DMITRY MEDVEDEV
Çmimi i shitjes: 1,750,000 dollarë
Data e shitjes: Janar 2010

Kryeministri dhe ish-presidenti i Rusisë është në mesin e fotografëve më të “shtrenjtë” në botë. Fotoja e tij bardhezi nga ajri ku shihet Tobolsk Kremlini i Siberisë, për shumë ekspertë nuk ka vlera artistike po humanitare për çka edhe është shitur në një ankand bamirësie.

*****

SHANGHAI (2000)

Artisti i fotografisë: ANDREAS GURSKY
Çmimi i shitjes: 1,632,230 dollarë
Data e shitjes: Korrik 2015

Edhe një foto me dimensione të mëdha, nga rekorderi i fotografive me çmimet më të larta.

*****

NUDE (1925)

Artisti i fotografisë: EDWARD WESTON
Çmimi i shitjes: 1,609,000 dollarë
Data e shitjes: Prill 2008

Kjo është fotografia më e shtrenjtë e Westonit. Një tjetër vepër e tij, “Nautilus” (1927) është shitur për 1.1 milion dollarë më 2010. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

  • Foto

Lajmet më të lexuara

  • 01

    Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...

  • 02

    Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...

  • 03

    Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...

  • 04

    “Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...

  • 05

    Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...

  • 06

    Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...

Të ngjashme

  • Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    09:47 | 2 February 2026
  • Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shumti nominime për ‘Oscar&...

    22:22 | 24 January 2026
  • Tetë nga filmat më emocionues që do të dalin në vitin 2026!

    22:10 | 6 January 2026
Ad Banner

Foto lajm

Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen e Shqipërisë për KFOR-in: Siguria e Kosovës, thelbësore për rajonin

20:56 | 25 Shkurt 2026

Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodër

18:17 | 25 Shkurt 2026

Nis takimi Konjufca – Spiropali

10:33 | 25 Shkurt 2026

Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete

18:11 | 24 Shkurt 2026

Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare

16:56 | 24 Shkurt 2026

Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

18:14 | 20 Shkurt 2026

Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i sekuestrohet patentë-shoferi për tre muaj

09:07 | 19 Shkurt 2026

Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

09:31 | 17 Shkurt 2026

“Liria ka Emër” pritet nga Haxhiu: Marrin mbështetje për marshin madhështor qytetar “Drejtësi, jo politikë”

09:55 | 16 Shkurt 2026

“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimit para marshit më 17 shkurt: Solidaritet dhe thirrje për lirim të çlirimtarëve

15:19 | 15 Shkurt 2026

Rreth nesh

Arbresh.info është në shërbimin tuaj 24 orë duke u kujdesur që në kohë reale të përcjellë tek ju vetëm lajme të sakta, korrekte dhe profesionale, nga gazetarë profesionist dhe të dëshmuar. Lajmi i saktë është vlera që e diferencon Arbresh.info nga portalet tjera.

Kontakt

Mob: +383 49 777 000
E-Mail: [email protected]
Redaksia: [email protected]
Adresa: Rruga UÇK, 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

Rrjetet sociale

  • Lajme
  • Sport
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Tech/Auto
  • Kuriozitete
  • Impressum
  • Raporto lajmin
  • Privacy Policy

© Arbresh.info 2015-2026
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

📱 Shkarkoni Aplikacionin Arbresh.info për lajmet dhe përditësimet më të fundit!

Download on Google Play Download on the App Store