Filmi “Shpia e Agës” me regji të Lendita Zeqiraj, ka fituar çmimin e publikut në Festivalin e Filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore në Rouen-Normandi të Francës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisorja përmes një postimi në rrjete sociale.
Njoftimi i plotë i regjisores Zeqiraj:
“PO !!! FITUAJM ÇMIMIN E AUDIENCËS.
Falenderime të mëdha shkojnë për njerëzit e bukur të Rouen-it, për Festivalin dhe tërë ekipin e tyre!” shkruan Zeqiraj në Facebook.
Filmi përcjellë rrëfimin e Agës (Arti Lokaj), 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babanë e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.
Në film luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë.
Ndryshe, Festivali i Filmit Një l’Est du Nouveau është krijuar në vitin 2002 në Rouen të Normandisë dhe ka mision të bëjë zbulimin e filmave të fundit nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...