Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës, institucioni më i lartë muzikor në vend u paraqit në Portugali.
105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë së Kosovës performuan sonte në Qendrën e Kulturës Belem.
U interpretuan veprat “Baresha” e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, “Rrugëtimi” nga Valton Beqiri, “Mesha për Paqe” e Karl Jenkins dhe për nderë të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën “Cancao do Mar”, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës e Kosovës.
Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku. /arbresh.info/
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...