‘Dea Film Fest’, destinacioni i radhës i filmit ‘Tradhti me letra’ nga Valmir Tertini

18:04 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Në datat 27 Gusht deri më 2 Shtator 2017, Festivali Ndërkombëtar i Filmit ‘Dea Open Air’, do të zhvillojë edicionin e tij të katërt. Festivali vijon traditën e të qenit vizitor në stolinë e rivierës shqiptare, Sarandë.

Shfaqjet Open Air do të organizohen në Kinema Limani dhe Kinema Bougainville. Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë menduar të përfshijnë sivjet 6 filma të gjatë për Seksionin e filmit me metrazh të plotë ose konkurimin kryesor si dhe 35 filma në Seksionin e filmit të shkurtër.

Për drejtorin e DEA OPEN AIR, Edmond Topi, “Kinemaja, që prezantohet këtë vit në programin kryesor të festivalit paraqet imazhin e Evropës, ku dëshirojmë të shkojmë dhe të cilës duam t’i përkasim – një imazh, për këtë arsye tepër të vlefshëm për t’u njohur dhe promovuar.

Kësaj prezence evropiane i rri me dinjitet në krah edhe një buqetë e vërtetë gjetjesh, trajtimesh dhe individualistesh nga e gjithë bota, që festivali planifikon t’u ofrojë të ftuarve të vet profesionistë dhe publikut të interesuar në programin e filmit të shkurtër.”

Sipas traditës edhe në këtë edicion konkurrimi do të ndiqet nga disa juri, të përbëra me personalitete të njohura të kulturës, kinemasë dhe medies në rajon dhe më gjerë.

Filmi i metrazhit të shkurtër, “Tradhti me letra” me regji e skenar nga Valmir Tertini do të shfaqet në Sarandë në festivalin e filmit “Dea”, që drejtohet nga regjisori Edmond Topi.

“Tradhti me letra, trajton temën e martesave për dokumentacione, një film qe deri me tani ka mare pjese ne shume festivale ndërkombëtare madje edhe duke u shperblyer, ku deri me tani ka grumbulluar 9 çmime. Me produksion nga Shqipëria, aktoret nga Gjermania, Kosova e Maqedonia./arbresh.info/