Fituesi i çmimit “Kadare 2017” për letërsinë shqipe do të shpallet gjatë Ditëve të Razmës (26-28 maj), mes gjashtë autorëve finalistë, që u përzgjodhën nga juria.
Në listën e finalistëve me 6 autorë nga 36 autorë, që konkurruan këtë vit me dorëshkrimet e tyre juria ka përzgjedhur autorët që do të garojnë për çmimin, shkruan Gazeta Shekulli.
Ata janë: 1) Musa Ramadani – “Profeti nga Praga” (roman); 2) Virion Graçi – “800 hapa larg Veneres” (roman); 3) Arben Kastrati – “I dashuri unë” (roman); 4) Mimoza Ahmeti – “Tutori” (roman); 5) Ardian Haxhaj – “Vegim” (roman) dhe 6) Brajan Sukaj – “Viti i Elefantit” (roman).
Anëtarët e jurisë janë përkatësisht: Ylljet Aliçka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi dhe Agim Baçi dhe kryetari i jurisë, shkrimtari Bashkim Shehu. Ky çmim vlerësohet me 10 mijë euro.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...