Zhduket një person në Ferizaj

08:43 | 7 Korrik 2026
E H

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar një rast i personit të zhdukur në Ferizaj.

Sipas raportit policor, një burrë, ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia më 4 korrik  dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon veprimet për gjetjen e personit të zhdukur

“Rr. Brigada 161, Ferizaj 04.07.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.- policia e Kosoves ka raportuar” thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale