Dy vajza të mitura, njëra në Prishtinë tjetra në Podujevë, janë raportuar të zhdukura nga prindërit e tyre.
Ankuesi ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia më datën 10.12.2025 dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa një grua ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia më datën 12.12.2025 dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Rr. Bedri Bajrami, Podujevë / 10.12.2025 – 14:00. Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë per vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.”
“Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë / 12.12.2025 – 17:00. Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...