Sulmon dy zyrtarë policorë në stacionin e policisë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

08:50 | 12 Korrik 2026
H.E

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ndodhej në stacionin policor.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dhe dy zyrtarët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Podujevë 11.07.2026, 17:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte i arrestuar deri sa ishte në stacionin policor kishte sulmuar fizikisht dy viktimat m/k zyrtar policor. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale