Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

08:42 | 8 Mars 2026
E.H

Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se i njëjti ka sulmuar me thikë një tjetër person, raporton Policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Shipashnicë e Epërme, Kamenicë/07.03.2026-09:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka sulmuar me mjet të prehtë-thikë viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale