Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 01 deri më 07.12.2025, janë shqiptuar 1. 530 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 28 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, transmeton Arbresh.info.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 31 aksidente, nga të cilat:
– 15 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 19 persona
– 16 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Arbresh.info
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?