Me datë 31.12.2025, rreth orës 19:00, në magjistralen Podujevë–Prishtinë, në afërsi të fshatit Trudë, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga një mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit policor, bazuar në dyshime të arsyeshme, në veturë është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme prej rreth 20 mijë tabletash narkotike të llojit Ekstazi (MDMA). Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kjo sasi e substancës narkotike është futur ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të shpërndarjes në tregun e brendshëm.
Si rezultat i veprimeve policore janë realizuar këto masa:
Është arrestuar një (1) person i dyshuar;
Janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë:
Shtatë (7) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Ekstazi (MDMA);
Një veturë Daimler Chrysler E320 CDI, ngjyrë e zezë, me targa vendore.
Po ashtu, është bastisur banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) qese najloni të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Vlera e përafërt e substancës narkotike të sekuestruar në tregun e zi vlerësohet rreth 200,000 (dyqind mijë) euro.
Me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti po trajtohet si vepër penale e trafikimit të narkotikëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës përmes njësiteve të antidrogës, në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë e tjera relevante, mbetet e përkushtuar fuqishëm në luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e shpërndarjes së substancave narkotike, me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...