Kryen disa vjedhje në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

08:46 | 30 Qershor 2026
H.E

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar në lidhje me disa raste të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme në  Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, dy nga të dyshuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje, ndërsa i dyshuari i tretë dyshohet se kishte pranuar sendet e vjedhura.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit për vjedhje janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për pranimin e sendeve të vjedhura është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 23-29.06.2026, NN. Janë arrestuar tre të dyshuar mashkuj kosovarë, pasi dy nga të dyshuarit kishin kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa njëri nga të dyshuarit kishte pranuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit që kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili kishte pranuar sendet e vjedhura është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale