Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare Dheu i Bardhë, janë gjetur dokumente të ndryshme të personave të tjerë, shtetas të Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, në automjet janë gjetur certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe martesës të lëshuara nga Serbia, kopje të letërnjoftimeve të Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë.
“PKK Dheu i Bardhë / 27.07.2026 – 13:15. Gjatë kontrollit të automjetit në hyrje, që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i janë gjetur dokumente të ndryshme të personave tjerë shtetas të Republikës së Kosovës si: certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë lëshuar nga SRB-ja, certifikata të martesave lëshuara nga SRB-ja, kopje të letërnjoftimeve të RKS-së, dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...