Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth orës 08:05.
Sipas pamjeve të siguruara nga Arbresh.info në aksident është përfshirë nj veturë dhe një kamion.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Arbresh.info se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./Arbresh.info
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...